23 April 2018 / 15:27
Komisioni Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri i dha dritë jeshile në lexim të parë Propozim-Ligjit për të huajt. Ligji është pjesë e planit 3-6-9 dhe i njëjti paraprakisht ishte dërguar për shqyrtim në Komisionin Evropian, vërejtjet të cilit ishin marrë parasysh. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spaskovski, si një ndër përpiluesit dhe propozuesit e këtij ligji, thotë se Ligji për të huaj ka rëndësi të veçantë në proceset integruese të Maqedonisë dhe në menaxhimin e ndonjë krize të mundshme me emigrantët nga Lindja.
Ne mendojmë se me përgatitjen e këtij ligji, përveç asaj se do t’i shmangim mungesat në zbatimin që e kemi pasur ne në Maqedoni, do të përputhet edhe drejtpërdrejtë me ligjin e Parlamentit Evropian dhe për këtë shkak është i nevojshëm sjellja e këtij ligji. Kërkoj që Parlamenti i Maqedonisë t’i japë mbështetje Ligjit për të huajit sepse është me të vërtetë domethënës në të gjithë këto procese integruese dhe në krizën me emigrantët e cila çdo moment mund të përkeqësohet – tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.
Propozim-Ligji për të huaj rregullon hyrjen e të huajve në shtet, vizitën, qëndrimin, punësimin, arsimimin, shkëmbimin e studentëve dhe kthimin e shtetasve të huaj që jashtëligjshëm qëndrojnë në Maqedoni. Anëtarët e Komisionit theksuan se me hyrjen e këtij ligji në fuqi, të huajt në Maqedoni do të gëzojnë më shumë të drejta. Neni i katërt barazon të huajt legal me shtetasit e vendas, si në anën e detyrimeve ashtu edhe në gëzimin e të drejtave dhe lirive.
Neni i 4-tët i Propozim-Ligjit për të huajt
“Të huajve gjatë kohës së qëndrimit të tyre ligjorë në Republikën e Maqedonisë u jepen të gjitha të drejtat dhe obligime ashtu siç i kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë, përveç nëse nuk është ndryshe e theksuar në ligj. Gjatë kohës së qëndrimit në RM, të huajt janë të obliguar që t’i përmbahen Kushtetutës së RM-së, ligjeve, rregullave të tjera dhe akteve të organeve të ekzekutivit, si dhe obligimet e theksuara me ratifikimin e marrëveshjeve tjera ndërkombëtare.”
Për përpilimin e ligjit janë angazhuar Ministra e Brendshme, Ministra e Jashtme, Ministra e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministra e Arsimit. Ligji që kaloi në komisionin amë, me shtatë vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, do të vazhdojë me procedurën e mëtejme në institucionin ligjvënës.