25 November
Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, sot ka caktuar seancë në të cilën do të emërohet Prokurori i ri Publik i Republikës së Maqedonisë. Qeveria i propozon Parlamentit për Prokuror Publik të Republikës së Maqedonisë emrin e Ljubomir Joveskit, aktualisht anëtar i Këshillit për Prokuror Publik.
Joveski është i propozuar për prokuror publik në bazë të procedurës të paraparë, mendim pozitiv për të kanë dhënë edhe nga Këshilli për Prokuror Publik . Këshilli e zgjodhi atë nga 23 kandidatë të paraqitur për trashëgimtar të Marko Zvërlevskit, i cili u shkarkua nga Kuvendi në gusht të këtij viti.
Për emërim të Prokurorit Publik, Parlamenti vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votave. Prokurori Publik ka mandat gjashtë vjeçar, me të drejtë rizgjedhje. Deri në emërimin e prokurorit të ri publik, detyrën e ushtron Liljana Spasevska.