Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pas dy pushimeve sonte e vazhdoi debatin për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kuvendi për të pestën ditë debaton për nevojn e miratimit të këtij logji.
Në debatin e deritanishëm deputetët e opozitës akuzuan se ligji është antikushtetues dhe kërkuan tërheqjen e tij, ndërsa sipas shumicës parlamenare ligji është në pajtim me Kushtetutën dhe me këtë ligj nuk prishet karakteri unitar i vendit.