Kuvendi e ka njoftuar presidentin e vendit, Gjorgji Ivanov se mandatari Nikolla Gruevski deri në afatin e paraparë me ligj që skadoi mbrëmë në mesnatë, nuk ka dorëzuar propozim për kabinetin e ri qeveritarë dhe program për punën e Qeverisë. Këtë e konfirmuan zyrtarisht nga Kuvendi për televizionin Shenja, pasi nga kabineti i presidentit Ivanov në Vodno thanë se janë duke pritur nga kryeparlamentari Veljanovski t’i njoftojë zyrtarisht nëse Gruevski ka dorëzuar propozim për Qeverinë ose jo. Pas përfundimit të këtyre procedurave, tani pritet që kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski të kthejë mandatin te presidenti Ivanov. Ky i fundit pritet që të njoftojë për veprimet e më tutjeshme dhe nëse mandatin do t’ia jep liderit të partisë së dytë për nga numri i votave, Zoran Zaevit të LSDM-së apo një përfaqësuesi tjetër të VMRO-DPMNE-së.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin