Kuvendi pas pauzës së rregullt do ta vazhdojë debatin për shkarkimin e Zvërlevskit

Kryesore | Publikuar më 12.08.2017 në ora 15:40

Seria e replikave dhe kundër-replikave midis deputetëve të VMRODPMNE-së dhe koalicionit e shënuan vazhdimin e sotëm të seancës së gjashtë kuvendore në të cilën debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski. Seanca do të vazhdojë pas pauzës së rregullt. Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksojnë në sqarim, të kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe gjoja profesionale të funksionit.

Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit. Kërkesa e Qeverisë, për deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, është e pabazë dhe jo e argumentuar.

Ata i referohen nenit 8 nga Kodi zgjedhor, me të cilin, siç thonë, është theksuar se të gjitha procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë të ndodhin kur janë shpallur zgjedhjet.

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së me qëllim detyrohet ky debat në Kuvend me qëllim. siç thanë, që të rifokusohet opinioni nga temat aktuale, si huamarrja, zjarret, strategjia për refugjatët…. Opozita thotë se Marko Zvërlevski do të shkarkohet, por pas 16 tetorit, siç është paraparë me Kodin zgjedhor. Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së Tomisllav Tuntev, në fjalimin procedural, sërish theksoi se deputetët nga shumica qeveritare do të heqin dorë nga fjalimet e tyre me qëllim që ma shpejt të shkarkohet Zvërlevksi dhe të zgjidhet prokuror i ri publik shtetëror që të fillojnë reformat në gjyqësi.

Deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja, në fjalimin procedural, bëri thirrje në qetësi dhe të mos nxehet atmosfera në Kuvend. Në rend dite të seancës së gjashtë kuvendore ka edhe 30 pika midis të cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, informacione për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, raportin vjetor për punën e Komisionin rregullator për energjetikë të RM-së, planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017, propozim-vendimin për miratimin e Planit financiar të radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017, propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit të programin vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017..(mia.mk)