Ledri publikon fotografi të një aksidenti të rëndë (Foto)

Showbiz | Publikuar më 12.08.2017 në ora 23:01

Reperi i njohur kosovar Ledri Vula është shumë i angazhuar gjatë verës me koncerte dhe aktivitete të ndryshme muzikore.

Fakti që duhet të gjendet sa më pranë fansave, bën që ai të udhëtojë sa më shpesh.

Lexo po ashtu:

Dhe të udhëtosh shpesh, me apo pa dashje ndonjëherë të bën dëshmitar, të ndonjë aksidenti rrugor.

Një gjë e tillë i ka ndodhur sot (e shtunë) reperit Ledri Vula, i cili përgjatë rrugës ka hasur në një veturë të aksidentuar rëndë.

Lexo po ashtu:

Ai ka publikuar një fotografi në Instagram Story, në të cilën shfaq makinën e demoluar komplet, ndërsa të shtangur nga pamjet kanë ngelur të gjithë ndjekësit e tij. /Telegrafi/