Me urdhër të Gjykatës është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për ish shefin e Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujovski dhe shefin e kabinetit të tij Nikolla Boshkovski të cilët janë në arrati.
Menjëherë pasi u kuptua se të dyshuarit janë në arrati, u lëshua fletarrest kombëtar. Ekipet e MPB-së kryen kontrolle nëpër objektet në disa adresa të cilat janë paraqitur si vende ku mund të fshihen të dyshuarit, edhe atë në Shkup, Veles dhe Ohër. Për shkak se policia nuk i gjeti në lokacionet e dyshuara, Gjykata ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.