Lëvizja Besa dega Saraj reagon ndaj “shkeljes së vazhdueshme të marrëveshjes për zgjedhje fer dhe demokratike që po bën BDI në komunën e Sarajit në bashkëpunim me partnerin e tyre Koce Trajanovskin e VMRO-së”
“ Edhe pse Marrëveshja për zgjedhje fer dhe demokratike parasheh ndalim të punimeve të institucioneve publike gjatë fushatës parazgjedhore, ky parim nuk po respektohet nga udhëheqësia e komunës Saraj. Ky nuk është problemi kryesor. Problem edhe më të madh paraqet fakti se duke tentuar t’i fshehin dështimet katërvjeçare, pushteti në largim i BDI-së në Saraj po bën asfaltim kozmetik të rrugëve për nevoja të politikës ditore, e jo për nevoja të qytetarëve. Gjatë asfaltimit të rrugëve nuk po respektohen as standardet elementare.
Asfalti që po shtrohet është i hollë dhe i kualitetit më të dobët. Për shkak të kualitetit të dobët, një muaj pas zgjedhjeve ky asfalt do të jetë jofunksional dhe rrugët do të bëhen të pakalueshme, si dhe do të jenë në gjendje më te keqe se tani. Meqë këto shkelje që po i bën BDI po tolerohen edhe nga LSDM edhe nga VMRO, dënimin më meritor për këtë sjellje joserioze BDI-së duhet të ja japin qytetarët e Sarajit më 15 tetor”, thuhet në reagimin e Lëizjes BESA, dega e Sarajit.
Data 28.03.2024
Aktuale
- Si do të reagojë Lirimi? Santiana zbulon se ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm
- Taravari në panel diskutimi për integrimin e personave me aftësi të kufizuara
- BDI nesër zyrtarizon marrëveshjen me Lëvizjen e Turqve, Salih Murat dhe Sulejman Baki
- Grubi pas vendimit të Selës t’u bashkuar me BDI: Si mbet puna e 20 plusit?!
- Nita Latifi feston ditëlindjen, ja sa vite mbush
- Moderatorja e vë në siklet Bucin, para Veronës e pyet për Santianen
- ASH-ja e “Selës” vendos, do të shkojë bashkë në zgjedhje me BDI-në
- (VIDEO) Taravari: Sela e ka shansin e fundit të mos shkojë me BDI-në