Lëvizja Besa dega Saraj reagon ndaj “shkeljes së vazhdueshme të marrëveshjes për zgjedhje fer dhe demokratike që po bën BDI në komunën e Sarajit në bashkëpunim me partnerin e tyre Koce Trajanovskin e VMRO-së”
“ Edhe pse Marrëveshja për zgjedhje fer dhe demokratike parasheh ndalim të punimeve të institucioneve publike gjatë fushatës parazgjedhore, ky parim nuk po respektohet nga udhëheqësia e komunës Saraj. Ky nuk është problemi kryesor. Problem edhe më të madh paraqet fakti se duke tentuar t’i fshehin dështimet katërvjeçare, pushteti në largim i BDI-së në Saraj po bën asfaltim kozmetik të rrugëve për nevoja të politikës ditore, e jo për nevoja të qytetarëve. Gjatë asfaltimit të rrugëve nuk po respektohen as standardet elementare.
Asfalti që po shtrohet është i hollë dhe i kualitetit më të dobët. Për shkak të kualitetit të dobët, një muaj pas zgjedhjeve ky asfalt do të jetë jofunksional dhe rrugët do të bëhen të pakalueshme, si dhe do të jenë në gjendje më te keqe se tani. Meqë këto shkelje që po i bën BDI po tolerohen edhe nga LSDM edhe nga VMRO, dënimin më meritor për këtë sjellje joserioze BDI-së duhet të ja japin qytetarët e Sarajit më 15 tetor”, thuhet në reagimin e Lëizjes BESA, dega e Sarajit.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënoi rënie, për dhjetë vjet u “zhdukën” mbi 50 mijë votues
- Mariçiq: Më 8 maj do të kemi një LSDM të fuqishme, e cila do t’i kundërshtohet frymës nacionaliste dhe populliste që na kërcënohet
- Kaq të bukur nuk e keni parë asnjëherë Bora Zemanin
- Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë
- Shënohen 32 vite nga vendosja e denarit
- Haki Abazi; Kurti gabon që përzihet në Maqedoninë e Veriut
- Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit
- Naser Qeli do të ‘shkrihet’, Aida po duket nusja me e bukur ndonjëherë