Në Tetovë po ndodh një tragjedi e përmasave katastrofike dhe e përditshme me djegien e deponive të egra, të cilat ekzistojnë si shkak i papërgjegjshmërisë së skajshme dhe joseriozitetit të autoriteteve lokale dhe qendrore, kanë reaguar nga Lëvizja BESA.
Ata thonë se “edhe sot kur mbeturinat po “mbysin” tetovarët përgjegjësit kryesor për këtë – Komuna e Tetovës dhe autoritetet qendrore vazhdojnë të jenë në gjumë të thellë”
“Kundërmimi i tymit ka arritur edhe në komunat e Zhelinës, Bërvenicës dhe Bogovinës, ndërsa të mos flasim për Tetovën dhe fshatrat për rreth. Ndërsa, BDI premtim kryesor e kishte dislokimin e deponisë, në vend të saj vetëm se vazhdojnë dhe shtohen këto deponi të egra që ngufasin qytetarët”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA, dega e Tetovës.
Ata i kanë bënë thirrje autoriteteve përgjegjëse – kryesisht Komunës së Tetovës, që menjëherë të ndalin “helmimin” që u bëhet banorëve të këtyre zonave, e mos të luaj me fatin e mijëra tetovarëve duke anashkaluar këtë problem të madh që kemi me deponinë e egër, pasi do të përballen me mllefin popullor.
“Kështu, BESA – Tetovë paralajmëron: nëse nuk bëhet zgjidhja e këtij problemi me deponinë, ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tetovarëve”, thuhet më tej në reagim.
Data 28.03.2024
Aktuale
- Edona po duket zonjë e rëndë, ka zgjedhur fustanin më të veҫantë qe keni parë
- Misioni monitorues i UNESCO-s po vlerëson Ohrin
- Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë
- Kapet duke vjedhur një grua në Gostivar, arrestohet nga policia
- BDI: Frikë nga “Fronti Europian” ka edhe Mickoski
- Afërdita me të bijën nisen për dasmë, janë veshur të dyja me të kuqe e po duken si motra
- Angelovska-Bezhoska: Vendet e Ballkanit Perëndimor humbin 18 përqind të PBB-së së çdo vit për shkak të hendekut gjinor në tregun e punës
- Vjen një valë e nxehtë në Maqedoni – Temperaturat do të rriten drastikisht deri në 30 gradë