“Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkarisht të mbikqyret rrjedha e zbatimit të Deklaratës, Kryetari i partisë UNITETI, z.Gëzim Ostreni ka nderin t’i ftojë në takimin e radhës Kryetarët e partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e premte, më 28 korrik 2017 me fillim në ora 14:00 në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë në Shkup” thuhet në komunikatën e partisë së Ostrenit.
Nuk dihet ende a do të refuzojë edhe Ostrenin Lëvizja BESA, pasi ajo deri tani ka refuzuar Ali Ahmetin, Ziadin Selën dhe në fund refuzoi Vesel Memedin kryetarin e me vulë të RDK-së./TetovaSot/