13 Dhjetor
Është shtyrë për nesër seanca për leximin e dytë të propozim-ligjit për gjuhët. Seanca e sotme në kuvend për shqyrtimin e amendamenteve për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve kaloi me zënka mes deputetëve duke vështirësuar punën e Komisionit për Çështje Evropiane. Pas një ndërprerje brenda ditës, seanca vazhdoi në ora 16 por në mungesë të deputetëve të Besës.
Të enjten pritet të përfundojë debati për leximin e dytë në Komisionin amë të propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Për këtë propozim, me përjashtim BDI-së dhe ASH-së, subjektet tjera kanë propozuar gjithsej 90 amendamente.