Erkan Arifi nga BDI, Shaban Zendeli nga Lëvizja BESA dhe Bekim Afuzi nga Aleanca për Shqiptarët janë tre kandidatët që garojnë për komunën e Likovës në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, informon INA. Edhe pse kundërshtarë politik ata sot bashkërisht kanë pirë kafenë e mëngjesit, duke diskutuar për zgjedhjet dhe elektoratin e kësaj komune. Tre kandidatët me këtë gjest i kanë dhënë një frymë të re fushatës zgjedhore dhe konkurrencës në garën zgjedhore. “Një moment i ri në skenën politike. Një kafe me oponentët!”, ka shkruar Bekim Afuzi, i cili ka nxjerrë foton e përbashkët në njërin nga lokalet e komunës së Likovës. Ky gjest mjafti i nevojshëm për skenën politke shqiptare, por fatkeqësisht i mungur deri tani, është përshëndetur edhe nga ambasadorë të huaj në vend.
Data 20.04.2024
Aktuale
- Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes
- Çfarë ka ndodhur me fytyrën e Santianës? Shfaqet në këtë gjendje!
- E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
- Ahmeti nga Vrapçishti: Fronti Europian nuk është i përkohshëm por do të jetë për punë dhe veprimtari më të gjatë
- Osmani në takim me Forumin e gruas dhe Forumin e të rinjve të BDI-së
- “Duhet me i falë pesë vaktet e namazit”, Shkendije Mujaj tregon mashkullin ideal për të
- Thaçi: Albin Kurti nuk ka asnjë njeri në RMV
- Le të kontribuojmë për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion