Pas dhënies së vendimit nga gjykata franceze për lirimin me kusht të Ramush Haradinjat, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se mbyllet episodi absurd, por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon
“Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd, por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon.
Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare. (Dhe e përsëris, duhet të vijojmë të përpiqemi të gjithë bashkë, që të mos përsëritet më një i tillë absurditet!)
Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!” shkruan Rama.
12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)