Partia Demokratike është e shqetësuar nga vendimi i sotëm i autoriteteve gjyqësore Franceze që Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë.
Sipas PD, vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo të kthehet në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Partia Demokratike shpreson dhe beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund kësaj padrejtësie ndaj Ramush Haradinajt, i cili është çliruar plotësisht nga pretendimet për krime lufte me vendimet e Gjykatës së Hagës.
12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)