Lirohet deputeti: Viktima ishte fajtor për aksidentin!

Shqipëri | Publikuar më 12.08.2017 në ora 17:31

Ekspertiza ka nxjerrë fajtor viktimën në aksidentin ku u përfshi më herët gjatë ditës deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi. Ndërkohë, vetë Rakipi do të hetohet në gjendje të lirë për akuzat “largim nga vendi i aksidentit” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit”. Viktima e këtij aksidenti, një shtetas 53-vjeçar gjeti vdekjen kur tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës, kur u përplas nga mjeti dip “Benz” i deputetit të PDIU-së.