Biznesmeni Velija Ramkovski ka dalë sot nga objektet e burgut ku po vuan dënimin për t’u trajtuar për probleme shëndetësore.
Ai ka vuajtur dënim prej shtatë viteve dhe sot i rrethuar nga familjarët është parë i buzëqeshur në afërsi të burgut të ”Idrizovës”.
Fotografinë e Ramkovskit me valixhe në dorë e ka bërë publike vajza e tij, Emel Ramkovska, gjithashtu e burgosur por e liruar më herët nga vuajtja e dënimit.
Ramkovski është burgosur nga qeveria e atëhershme për të vuajtur dënimin për fshehje tatimi. Kjo ishte arsyeja zyrtare por në të vërtetë, në opinion njihej si burgosje politike dhe sulm ndaj mediave të pavarura.
Ramkovski ka drejtuar një rrjet të mediave, përfshirë televizionin e njohur A1. >