Llatas kërkon nga gjykata raport të njejtë si për Zaevin

Kryesore | Publikuar më 05.12.2017 në ora 14:57

Dragan Pavloviq Llatas, i dyshuari i parë në rastin “Total” të PSP-së për evazion tatimor, pas seancës së parë të shtyrë sot nga marrja e parë në pyetje tha se kërkon që gjykata të sillet në rastin e tij si edhe ndaj kryeminsitrit Zoran Zaev në lëndën “Ryshfet”. “Ne kemi kërkuar edhe tek gjykatësi në procedurën paraprake dhe nuk kemi marrë në asnjë fjali përgjigje. Nëse patë sot ato ishin 21 reshta përgjigje nga Këshilli penal për procedurë paraprake, në të cilën me asnjë fjalë nuk përmendet biseda e përgjuar. Prandaj kërkojmë të drejtë të ankesës përmes kësaj gjykate.

E kërkojmë atë që i është lejuar Zoran Zaevit”, tha Pavloviq – Llatas. Gjykimi për lëndën “Total” të PSP-së në të cilën për evazion tatimor është i dyshuar gazetari Dragan Pavloviq -Llatas, është shtyrë për më 7 dhjetor të këtij viti.

Lënda “Total” ka të bëjë me evazionin e tatimit nga ana e Llatasit si pronar dhe menaxher i ndërmarrjeve për marketing dhe shërbime konsaltingu “Total marketing” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Centar” SHPKNJP Shkup. I dyshuari Dragan Pavlloviq Llatas ngarkohet se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 me persona juridik me qëllim që të evitojnë pagesë të tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të rrejshme. Personat juridik e kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa i dyshuari për 63 mijë euro.