23 October
Këshillat gjyqësore pranë Gjykatës Administrative, pas skadimit të afatit për dorëzimin e ankesave të partive politike për rrethin e parë të zgjedhjeve deri më tani kanë shqyrtuar 19 ankesa nga gjithsej 29. Siç informojnë nga Gjykata janë shqyrtuar 16 ankesa nga VMRO-DPMNE-ja, dy nga TMRO dhe një nga ” E Majta”. Ndërkohë rezultatet për 19 ankesat e shqyrtuara do të publikohen në vijim të ditës.
Lidhur me parregullsitë zgjedhore janë parashtruar gjithsej 27 ankesa prej të cilave 24 ka parashtruar VMRO DPMNE-ja, dy TMRO-ja dhe një është nga E Majta. Për ankesat vendosin pesë këshille gjyqësore të përbëra nga pesë gjykatës nga Gjykata administrative, të zgjedhur me rrugë të shortit. Ankesat në mënyrë elektronike u sistemohen gjykatësve, ndërsa vendosja do të bëhet në seanca publike.