Djegia e sotme e deponisë së egër në qytetin e Tetovës, më të drejt ngriti shqetësimin dhe alarmin e qytetarëve të brengosur të Tetovës, thonë nga LR PDSH.
“Thellë të shqetësuar nga kjo “bombë” helmuese, kërkojmë përgjegjësi nga Krerët Komunal të Tetovës, që për një kohë të gjatë nuk po e gjejnë zgjidhjen e kësaj deponie, që po shëndrohet në katastrofë ekologjike.
Kërkojmë përgjegjësi, edhe nga organet e rendit që të zbulojnë edhe “piromanët” që mund ta kenë shkaktuar me ose pa qëllim këtë djegie që sot nxiu qiellin e Tetovës.
Njëkohësisht kërkojmë përgjegjësi edhe nga Ministria e Ekologjisë dhe Qeveria e RM, që tju japë fund problemeve me deponitë e egra që fatkeqisht janë prezente në Komuna relativisht të banuara me shumicë shqiptare.”, theksohet në komunikatën e LR PDSH – Dega Tetovë.
Data 29.03.2024
Aktuale
- VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare
- Loredana tregon anën e saj që e prek më së shumti, i përloti të gjithë me fjalët e fundit
- VLEN hap shtabet në Saraj dhe Zhelinë
- Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë
- Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët
- Egzona del në iftar me mikeshat e saj të ngushta, po duken secila më e bukur me ‘hot’ se tjetra
- Njëra prej binjakeve siameze është martuar
- Filip Riker i ftuari i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmani