Partia e Zoran Zaevit po vazhdon ta akuzojë kreun e VMRO-së Nikolla Gruevski se po e bllokon gjithë sistemin shtetëror. LSDM rithekson edhe një herë premtimin se shumica e re parlamentare do të mbrojë interesat shtetërore dhe do të zbatojë vullnetin e qytetarëve.
“Qytetarët dhe shteti janë peng të Nikolla Gruevskit, të cilët me dhunë bllokojnë proceset demokratike. Ata janë të gatshëm, që për të shpëtuar nga përgjegjësia të bllokojnë të gjithë sistemin shtetëror dhe të viktimizojë stabilitetin e Maqedonisë dhe ekzistencën e njerëzve”, thuhet në njoftimin e partisë së Zaevit.
LSDM u ka premtuar qytetarëve të Maqedonisë se së shpejti do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe do të formohet Qeveria e re.