25 April
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet një komunikate të lëshuar sot për mediat vlerësoi se bllokimi i Kuvendit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe nxitja e konflikteve ndëretnike prej Nikolla Gruevskit dërgon drejt kaosit të shtetit dhe se për të parandaluar këtë duhet edhe kontributi i qytetarëve.
“Meqë bllokimi nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe nxitja e provokimeve etnike nga Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së shkon në favor të kaosit shtetëror, porosisim se institucionet, partitë politike dhe çdo individ ka për detyrë t’i kundërshtojë dhe të jep kontribut drejt normalizimit të gjendjes”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.
Partia e Zaevit gjithashtu thekson se“interesat kriminale të Gruevskit dhe familjes së tij nuk guxojnë të mbajnë peng Republikën e Maqedonisë, e cila për tre jave, kur mbaron mandati i kryetarëve dhe këshillave komunal kërcënohet me kaos total të shtetit”.