LSDM ka porositur Nikolla Gruevskin që të pranoj realitetin se më nuk ka asnjë përkrahje në skenën ndërkombëtare, madje as edhe nga partia e tij si motër- Partia Popullore Evropiane në të cilën bëjnë pjesë partitë e djathta nga e tërë Evropa.
“Mesazhet në Rezolutën e miratuar nga Partia Evropiane Popullore janë edhe një dëshmi se Gruevski është politikan i izoluar i cili ka humbur besimin e gjithë partive më të rëndësishme ndërkombëtare. Mesazhet që janë në Rezolutën e dënojnë gjithë atë që Gruevski po e bën në Maqedoni.”, kanë thënë nga LSDM.