Çdo aktivitet që është në kundërshtim me interesat e shtetit dhe në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet për këto veprime pason përgjegjësi serioze, kanë thënë nga LSDM në komunikatën e sotme në të cilën kërkon transferim të qetë të pushtetit.
“Interesi i lartë shtetëror i Maqedonisë në këtë moment është transferimi i qetë i pushtetit. Duhet sa më shpejt të zhbllokohen proceset demokratike me atë që do të zgjidhet kryetari i ri i kuvendit e më pas edhe qeveri e re. Bëjmë me dije se të gjithë institucionet shtetërore dhe të punësuarit në to, kanë për obligim që të mbrojnë interesat shtetërore dhe të ndihmojnë këtë proces të realizohet në përputhshmëri me vullnetin e shumicës, interesat e qytetarëve dhe sigurisë së shtetit, e jo të një grupi të vogël kriminelësh”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.