Lulzim Basha: “Kim Mehmeti një shqiptar dhe intelektual i madh” (VIDEO)

Flash | Publikuar më 17.03.2017 në ora 13:47

Kreu i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Lulzim Basha i PD-së nga Çadra e Lirisë në Tiranë kishte thënë se shkrimtari Kim Mehmeti është një nga intelektualët më të mëdhenjë në hapësirat mbarëshqiptare, madje ai në rrjetin tij social FB ka shkruar: “Në Sheshin e Lirisë me një shqiptar dhe intelektual të madh, Kim Mehmetin”. Tutje Basha kishte thënë se dua të mirëpresim një nga personalitetet më të spikatura intelektuale dhe artistike, të botës mbarëshqiptare, shkrimtarin e njohur Kim Mehmetin”.


Ndryshe, Kim Mehmeti në “ÇADRËN E LIRISË” dje kishte deklaruar “se nuk dua një Shqipëri atelie për pikturat e Kryeministrit, por një Shqipëri të fortë”.

Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti iu bashkua çadrës së opozitës pasditen e sotme, i cili shprehu dëshirën për një Shqipëri më të fortë dhe që të jetë mbështetje e madhe për shqiptarët në Maqedoni.
Ai tha se kanabizimi i vendit është një problem jo vetëm për rendin dhe sigurinë, por edhe për integrimin e vendit. Kim Mehmeti komentoi edhe vendimin e kryeministrit për largimi nga detyra të 4 ministrave të kabinetit qeveritar, duke u shprehur se me deklaratat e tij “Rama tregon se e do më shumë partinë sesa Shqipërinë”.

Shkrimtari tha gjithashtu se ai dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë nuk kërkojnë asnjë parti që të jetë më e fortë, por që Shqipëria të jetë më e fortë.

Për më tepër shikoni videon e plotë: