04 July
Deputeti i BDI-së Branko Manojllovski qëndron pas kërkesave të një dite më parë për avancimin e të drejtave të homoseksualëve dhe të legalizimit të martesave mes gjinisë së njëjtë. Manojllovski gjatë një sqarimi për mediat deklaroi se ky është mendim i tij personal dhe jo i BDI-së. Sipas tij, kjo është ndër pengesat kryesore të civilizimit të vendit menjëherë pas problemit të nacionalizmit.
Unë kam jetuar në Amerikë për 48 vite, pothuajse 50 vite. Në vendet demokratike, shumë gjëra janë ndryshe nga këtu në Maqedoni. Unë ju kërkoj falje njerëzve të BDI-së, VMRO-së, LSDEM-së dhe të gjithë juve njerëzve të bukur, nëse dikush është prekur nga kjo, por nuk do të duhej. Konsiderojeni këtë si opinion të Branko Manojllovskit, jo të BDI-së. Askush nuk ishte pas meje ose nuk më parapriu, unë mbetem në atë qëndrim dhe do të më pëlqente ta shikojë këtë gjë para se të vdes– deklaroi Branko Manojllovski, BDI.
Idenë e Manojllovskit e kundërshton ashpër VMRO-DPMNE-ja e cila në një reagim tha se Maqedonia është vend tradicional që përkrah martesat tradicionale dhe nuk i duhen eksperimente të këtilla.
Pa asnjë debat dhe pa asnjë argument, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja opinionit dje në mënyrë tinëzare ja imponoi propozimin për legalizimin e martesave homoseksuale i cili mund t’i paraprijë mundësisë për adoptimin e fëmijëve pa prindër nga çifte homoseksuale- tha Bllagica Llasovska, VMRO-DPMNE.
Shumica parlamentare deri në këto momente, nuk është deklaruar për propozimin e deputetit nga radhët e pushtetit.
Fatlume Dervishi