Maqedoni, vazhdon afati për ankesa kundër vendimeve të KSHZ-së

Kryesore | Publikuar më 21.10.2017 në ora 10:17

Prej mbrëmë rrjedh afati 24 orësh për ankesa të partive kundër vendimeve të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) në lidhje me ankimimet për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 15 tetor.

Partitë mund të dorëzojnë ankesa deri te Gjykata administrative kundër vendimeve të KSHZ-së në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit të KSHZ-së, ndërsa Gjykata administrative, pas pranimit të ankesave, ka për obligim të sjellë vendim në lidhje me këto ankesa në afat prej 48 orësh.

KSHZ i refuzoi të gjitha ankesat në lidhje me rrethin e parë të votimeve. Deri te KSH-ja u dorëzuan gjithsej 46 ankesa nga të cilat 43 ishin nga ana e OBRM-PDUKM, tre ankesa u tërhoqën para seancës, ndërsa një gjatë seancës së KSHZ-së.

Në ndërkohë, në rrjedhë është fushata e rrethit të dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, ndërsa komisione të caktuara komunale veçmë kanë dorëzuar vendimet për kandidatë të votuar për kryetarë komune.