Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria enden nuk kanë vendosur për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kështu deklaroi Ministri Oliver Spasovski, i pyetur nga gazetarët. Spasovski tha se do të vendosin deri në fund të muajit.
“Duke pasur parasysh që takimi është në fund të muajit, konsultimet në Qeveri vazhdojnë dhe kur do të ndërtojmë qëndrim në lidhje me këtë çështje do ta informojmë opinionin”, ka thënë Oliver Spasovski, ministër i MPB-së.
Në konferencën e mbajtur për prezantimin e punës së MPB-së në 100 ditëshin e parë, Ministri Oliver Spasovski tha se fokusin e kanë pasur te reformat në shërbimet zbuluese, luftën kundër korrupsionit dhe ballafaqimi me emigrantët. Ministri Spasovski tha se Maqedonia ka kritika serioze për luftën e pamjaftueshme kundër krimit të organizuar, andaj pushteti aktual ka marrë masa konkrete për luftë të vërtetë.
“Ka filluar procedura për operacionalizimin e Qendrës për nacionale koordinuese për luftë kundër krimit të organizuar. Kjo do të thotë se për më pakë se një muaj, do të fillojë me punë qendra në të cilën do të marrin pjesë edhe Drejtoria për policinë financiare, Drejtoria e të hyrave publike, Drejtoria për zbulim financiar, Drejtoria e doganave dhe prokuroria publike”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i MPB-së.
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se në suaza të reformave, kanë përgatitur një sërë ligjesh për reforma në MPB, në harmonizim me rekomandimet e Pribesë. Ai potencoi se ndër këto ligje është edhe ligji për dëshmitarët e mbrojtur. Në lidhje me të dyshuarit për përgjimet e paligjshme Boshkovskin dhe Grujovskin të cilët janë në arrati për përgjimet e paligjshme, ministri Spasovaski tha se MPB merr për çdo ditë informata të reja. Në prag të zgjedhjeve lokale ministri i brendshëm tha se policia është e gatshme që të kryer punën e saj në mënyrë profesionale.
Data 29.03.2024
Aktuale
- VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare
- Loredana tregon anën e saj që e prek më së shumti, i përloti të gjithë me fjalët e fundit
- VLEN hap shtabet në Saraj dhe Zhelinë
- Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë
- Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët
- Egzona del në iftar me mikeshat e saj të ngushta, po duken secila më e bukur me ‘hot’ se tjetra
- Njëra prej binjakeve siameze është martuar
- Filip Riker i ftuari i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmani