Nuk kemi vërejtje si nga ana e nxënësve po ashtu edhe nga ana e testatorëve gjithçka është në rregull. Sot iu nënshtruan gjithsej 550 nxënës provimit të lëndës në gjuhën shqipe , gjithashtu edhe ditën e shtunë dhe ditëve në vijim edhe dy lëndëve tjera nga matura shtetërore të cilat janë në nivel ekstern dhe një nivel intern do ti nënshtrohen poashtu vetëm më e kanë kaluar detyrën projektuese- tha Faruk Zeqiri, drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”.
Nxënësit thonë se në përgjithësi testimi ka shkuar siç duhet por me disa probleme të vogla.
“Gjithçka ishte në rregull , zakonisht në kësi lloj provime kemi problem me pyetjet, mirëpo këto ishin të gjitha pyetjet që I kemi hasur gjatë katër viteve të shkollës së mesme.”
“Në disa pyetje kishte disa gabime jo vetëm gabime gramatikore por edhe gabime në drejtshkrim.”
“Të gjitha pyetjet kanë qenë rreth materialit nuk kishte ndonjë pyetje që duhej të mendohesh aq shumë, çdo gjë ishte mirë. Prej testit tim pres rezultatin më të lartë- u shprehen disa maturantë pas provimit.
Sipas të dhënave të Qendrës shtetërore për provime 16.426 maturantë janë paraqitur për t’iu nënshtruar provimit të maturës shtetërore, prej tyre 10.632 për gjuhën maqedonase, 5.120 për gjuhën shqipe dhe 418 maturantë për gjuhën turke.
Alsat M