Me rastin e 21 shtatorit, Ditës Botërore të Paqes, Komuna e Çairit organizoi një aktivitet, në të cilin nxënësit e shkollave fillore të kësaj komune, përmes vizatimeve pasqyronin gjendjen faktike të Çairit. Fëmijët shprehnin pakënaqësinë e tyre ndaj papastërtisë dhe ajrit të ndotur që mbizotëron në këtë komunë. Ata gjithashtu thonin se në bazë të këtij organizimi po mundohen që të ngrisin vetëdijen tek qytetarët, që ta ruajnë ambientin e tyre.
NXËNËSE
“Sot këtu kemi ardhur për të treguar se si duam të rregullohet komuna jonë. Kemi bërë punime për të treguar se si është në të vërtet komuna jonë…Në fakt ne jemi shumë pak të kënaqur nga komuna jonë sepse nuk ka shumë higjien të pastërt…Këtu kemi disa vizitime që tregojnë se si duhet të jetë komuna jonë”.
NXËNËSE
“Jemi duke e vizatuar botën, për të treguar ajrin e pastërt…Na pengon, ajri është shumë i ndotur. Mbeturina kemi shumë dhe shumë gjëra tjera”
NXËNËSE
“Kjo ditë për ne paraqet ngritje të vetdijes tek qytetarët që ta mbajnë ambientin më të pastërt dhe që të mund të jetojmë në një ambient më të pastërt”.
NXËNËSE
“Ne jemi duke bërë organizim për ndotjen e ajrit. Është një numër i madh i ndotjes së ajrit dhe kemi ardhur për të bërë disa vizatime, disa piktura për ndotjen e ajrit”.
Nga Komuna e Çairit thonë se pjesë e këtij organizimi janë fëmijët, meqë ata janë pjesa më kreative e shoqërisë dhe në këtë mënyrë ata do të mund të shfaqin idetë e tyre se si do të donin të dukej ambienti në të cilin jetojnë.
Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës së Çairit
“Nën moton ‘Edhe ne duam Çair të pastër’, pjesmarrës të së cilës janë fëmijët e shkollave fillore të Komunaës së Çairit, të cilët siç mund ta shihni përmes vizatimeve të ndryshme dhe parullave të cilat i kanë shënuar nëpër vizatimet e tyre shprehin ide kreative se si në mund të përballemi me problemin e ajrit të ndotur dhe cilat do të ishin mekanizmat të cilat ne do të mund t’i iplementonim për t’u përballur në mënyrë sa më efikase me këtë problematikë”.
Ndërkaq sa i përket problematikës së ndotjes së ajrit, zëdhënësi i Komunës tha se kjo shkaktohet nga shumë faktor. Komuna e Çairit, sipas zëdhënësit, në koordinim me Qytetin e Shkupit, do të ndërmarrin mekanizma në përditshmëri, por edhe në mënyrë periodike për shmangien e këtyre problematikave. Emine Ismaili /SHENJA/