Këtë vit festivali ndërkombëtar i dramave, prezantoi shtatë shfaqe nga shtetet e botës. Më shfaqjen “Shërbëtoret” të Jean Ganet dhe në regji të Diana Dobrevës, interpretuar nga aktorët e Teatrit Bullgar “Ivan Vazov” përfundoi edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit ndërkombëtar i teatrit, Skupi Festival, i cili edhe kësaj radhe solli shfaqe mjaftë cilësore. Nën moton “Për shpirt të shëndoshë”, gjashtë shtatë mbrëmjeve në kuadër të Festivalit, pos shfaqjes nga bullgaria u paraqitën edhe Teatri Ando Zako Çajupi nga Korça me shfaqjen “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri rus “U Mosta”, Perm, më shfaqjen “Bisha”, Teatri i Qytetit të Gjakovës, me shfaqjen “Martir”, Teatri izraelit Artis Solo, më shfaqjen “Tymos si një burrë”, Teatri Serb Qendra për dekontaminimin kulturor, Beograd, me shfaqjen “Vizione nga shekulli i argjendtë” dhe Teatri iranian Jirjirak, me shfaqjen “Fol Medea”. Juria në përbërje Gjorgji Jolevski, Vebi Qerimi dhe Luka Kortina, pasi i përcollën të gjitha shfaqjet vendosi të shpallë shfaqjen më të mirë të FNT Skupi Festival 2017, shfaqjen BISHA të Mikhail Gindin dhe Vladimir Sinakevitc e në regji Sergej Fedotov, produksion i Teatrit “U Mosta” nga qyteti rus, Perm. Kjo shfaqe e shkëlqyeshme u bë legjendare, sepse shkaktoi bujë të madhe, duke e bërë këtë teatër mjaftë të popullarizuar, në Rusi dhe jashtë saj. Aksioni i shfaqes zhvillohet në rrënojat e civilizimit të zhdukur. Babai, nëna dhe vajza e tyre, janë të vetmit që kanë mbetur gjallë në Tokë. Ata enden në shkretëtirë, të djegur nga katastrofa atomike, në kërkim të njerëzve tjerë për ta shpëtuar jetën e Universit. Pos atmosferës së ftohtë të jetës pas Armagedonit botëror, shfaqa lë përshtzpje të dritës dhe katarsës. Përndryshe, Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit, Skupi Festival, edhe një herë dëshmoi se bëhet një fjalë për një festival, i cili tashmë ka krijuar një identitet të vet dhe se nga viti në vit po bëhet edhe një festival ku prezantohen të arriturat teatrore në të gjitha meridianët e botës. Drejtori i FNT Skupifestivalit pasi i falemderohet jurisë, e shpalli të mbyllur festivalin me porosinë se festivali edhe tutje do të vazhdojë me shpirtë të shëndoshë.
D.Kërluku
Almakos.com