25 September
Mediumet e sidomos televizionet në Maqedoni nga nënshkrimi i zgjedhjeve lokale kanë përmirësim të dukshëm mënyrën e informimit. Drejtori i Agjencisë së Mediave Zoran Trajçevski tha se informimi i qytetarëve nëpërmjet mediave është përmirësuar dukshëm dhe kjo vërehet në raportet që kanë dalë nga Agjencia e mediave.
“Këtë vit pas nënshkrimit të zgjedhjeve situata në mënyrë drastike është përmirësuar dhe shpresoj se kjo do të vazhdoj të jetë edhe gjatë periudhës së fushatës. Deri tani nga katër raportet e bërë del se pjesa më e madhe e mediumeve thuajse të gjithë mediumet i respektojnë standardet profesional të gazetarisë, njoftojnë për aktivitete e të gjitha partive dhe japin qëndrime të ndryshme të grupeve të ndryshme të shoqërisë dhe ankesa kemi vetëm tek dy mediume edhe atë tek Alfa dhe Nova ku e kanë thyer mënyrën e informim të drejtë”, tha Zoran Trajcevski, Drejtor i Agjencisë së mediave.
Alsat-M