19 April 2018 / 12:08
Vizita e funksionarëve të lartë të BE-së në Maqedoni ka qenë në fokus të mediave greke. Pas takimit të mbrëmshëm në mes kryeministrit Zaev dhe përfaqësueses së lartë për Politkë të Jashtme të BE-së dhe komisionerit për zgjerim mediat greke kanë raportuar se “optimizmi është rritur nga Mogherini dhe Zaev se do mundet të gjendet”. zgjidhje e problemit të emrit.
“Komisari për zgjerim e ka hapur derën e Bashkimit Evropian për IRJM” “Ka optimizëm për zgjidhjen e emrit u shprehën Mogherini dhe Zaev”, Hahn: IRJM e ka merituar rekomandimin e BE-së për fillimin e bisedimeve”, “Optimizmi në Bruksel për zgjidhjen e problemit të Shkupit” janë pjesë e citimeve në mediat greke, duke mos komentuar dhe analizuar, por vetëm duke marr tekstet e agjencisë së lajmeve greke ANA-MPA.