Sulejman Mehazi pyet se çfarë tjetër mund të presim prej kësaj Qeverie, përveç se nënçmimit e ofendime ndaj çdo gjëje shqiptare, sipas tij argument më i mirë është përdhosja e flamurit tonë.
“Serioziteti i flamurit tonë m ‘varet dhe për shkak te mos autoritetit të kryetarit Ilir Meta. Po ku i ha palla Ilir Metës për flamurin kombëtar e shtetëror, atij i interesojnë miliardat, sikur t’i interesonte si kryetar i Shqipërisë flamuri, atëherë do protestonte me mos-pjesëmarrjen në konferencë, e jo kështu, jo vetëm Ilirit s’i intereson flamuri, po asnjërit prej politikanëve shqiptar s’duan të dëgjojnë për himnin e flamurin shqiptarë në Kosovë himni e flamuri tjetër, në Maqedoninë e gjuhës zyrtare shqipe, me himn e flamur tjetër, në Shqipëri flamuri i vërtetë është “leku e eurot e Ilir Metës”, tha Mehazi për Almakos.
Mevludin Imeri
Almakos.com