Dëshmi të frikshme të Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, se prokurorët dhe gjykatësit kanë frikë të hetojnë pjesëtarëte policisë, të dyshuar për ushtrimin e dhunës brutale kundër qytetarëve. Në intervistën për Alamkos, në emsionin Pa Teklif me Naser Selmanin, Mehmeti zbulon se në të kaluarën ka ngritur 28 padi penale kundër pjesëtarëve të policisë për ushtrimin e dhunës fizike ndaj qytetarëve, por të gjitha ato janë hedhur poshtë nga Prokuroria.
Memeti flet edhe për dështimin e Kuvendit dhe të deputetëve për të venë nën kontroll qeverinë. “Deputetët mezi presin në Kuvend të vijë ndonjë ministër, që t’i kërkojnë ndonjë shërbim”, pohon Mehmeti.
Në këtë intervistë ai pranon se rekrutimi grupor i kuadrove në administratën publike, në bazë të marrëveshjes së Ohrit, është i tmerrshëm.
Për të gjtha këto dhe shumë detaje tjera lidhur me shkeljen masive të të drejtave të njeriut në Maqedoni, ndiqni intervistën më Avokatittë popullit, Ixhet Mehmetin.