Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Studeniçanit, Rexhep Memedi ka realizuar takim pune me afarist nga Turqia, në të cilin takim ka prezantuar mundësit që i ofron komuna e Studeniçanit sa i përket kuadrit profesional në sektorin e tekstilit.
“Në frymën e ofertës tonë parazgjedhore sot realizuam takim pune me drejtorin gjeneral të Badili Tekstil, Arif Badili dhe bashkëpunëtorët e tij nga Turqia.
Gjatë bisedës këmbyem ide dhe i njoftuam për parakushtet që i posedojmë në Komunën e Studeniçanit sa i përket kuadrit profesional në sektorin e tekstilit.
U zotuam që ne si menaxhment i ri i Komunës së Studeniçanit do të ofrojmë siguri dhe ndihmën e nevojshme administrative dhe kadrovike që ky investim për hapjen e një reparti të tekstilit të bëhet realitet, me ç’rast do të krijohen shumë vende të reja të punës”, ka shkruar Rexhep Memedi, kandidat i Lëvizjes BESA për komunën e Studeniçanit.
Data 25.04.2024
Aktuale
- Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!
- Sela: Arben, kthehu tani në profesionin e mjekut
- Numërohen 100% e votave në komunë e Bogovinës
- Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas
- Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë
- Pas Kiarës, Luizi bën urimin e veçantë për Nëna Letën
- Mickoski: Urova Taravarin për rezultatin, të mos lejojmë BDI në rrethinë e dytë të bëj rezultat të mirë
- Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero