Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Studeniçanit, Rexhep Memedi ka realizuar takim pune me afarist nga Turqia, në të cilin takim ka prezantuar mundësit që i ofron komuna e Studeniçanit sa i përket kuadrit profesional në sektorin e tekstilit.
“Në frymën e ofertës tonë parazgjedhore sot realizuam takim pune me drejtorin gjeneral të Badili Tekstil, Arif Badili dhe bashkëpunëtorët e tij nga Turqia.
Gjatë bisedës këmbyem ide dhe i njoftuam për parakushtet që i posedojmë në Komunën e Studeniçanit sa i përket kuadrit profesional në sektorin e tekstilit.
U zotuam që ne si menaxhment i ri i Komunës së Studeniçanit do të ofrojmë siguri dhe ndihmën e nevojshme administrative dhe kadrovike që ky investim për hapjen e një reparti të tekstilit të bëhet realitet, me ç’rast do të krijohen shumë vende të reja të punës”, ka shkruar Rexhep Memedi, kandidat i Lëvizjes BESA për komunën e Studeniçanit.
Data 19.04.2024
Aktuale
- Klopp tregohet i sinqertë pas eliminimit nga Liga e Evropës: Atalanta e meritoi kualifikimin tutje
- Gjakovë: Burri e kontrollon gruan në bisedat me familjarët e saj, e rrah pasi u kap me të
- Po kthehej nga misioni luftarak, rrëzohet bombarduesi rus në lindje të Krimesë
- Sot në të gjitha shkollat e kryeqytetit ora e parë i dedikohet kundërshtimit të dhunës gjinore
- Alarmon Ministri: Serbia planifikon testimin e armëve të reja në kufi, dronët kamikazë sot në veprim ndaj Kosovës
- ‘Dibu’ Martinez përsëri në qendër të diskutimeve… Priti dy penallti për Aston Villa dhe u mbyll gojën tifozëve të Lille
- Zgjidhet juria për gjyqin penal ndaj ish-presidentit Trump
- Akil Gjakovës nuk i caktohet masa e paraburgimit