MEPSO përkohësisht e ka suspenduar kompaninë “ENG Servis
Trejd” dhe ajo prej sot deri më 1 nëntor e humb të drejtën të punojë si furnizues i tregut për energji elektrike, kumtoi MEPSO.
Në kumtesë sqarojnë se konform Rregullave për treg të energjisë elektrike (RrTEE) si organizatore e tregut të energjisë elektrike shqipton suspendim në kushte kur kompania nuk i plotëson detyrimet e saj, të cilat në këtë rast janë krijuar për shkak të energjisë elektrike të marrë, por të papaguar.
Suspendimi do të vazhdohet deri në fund të nëntorit nëse në këtë periudhë furnizuesi nuk i shlyen borxhet. Po qe se edhe deri në fund të nëntorit nuk shlyhen borxhet, MEPSO në pajtim me RrTEE do ta ndërpresë kontratën me kompaninë furnizuese “ENG Servis Trejd”.
Borxhi i furnizuesit “ENG Servis Trejd” ndaj MEPSO-s është bërë në masë më të madh në tremujorin e parë të këtij viti, por për shkaqe të panjohura deri më tani, menaxhmenti paraprak nuk i ka aktivizuar instrumentet për pagesë të borxhit për çka MEPSO i ka njoftuar instancat kompetente
shtetërore .
Vendimi për suspendim të “ENG Servis Trejd” është publikuar në internet faqen korporative të MEPSO-s.
Data 28.03.2024
Aktuale
- Afërdita me të bijën nisen për dasmë, janë veshur të dyja me të kuqe e po duken si motra
- Angelovska-Bezhoska: Vendet e Ballkanit Perëndimor humbin 18 përqind të PBB-së së çdo vit për shkak të hendekut gjinor në tregun e punës
- Vjen një valë e nxehtë në Maqedoni – Temperaturat do të rriten drastikisht deri në 30 gradë
- Vrasja e mjekut në Shkup, Toshkovski: Janë ndaluar dy persona
- Unioni i Romëve edhe zyrtarisht sot bëhet pjesë e “Frontit Europian”
- Bujar Osmani pret që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës në prill
- Kryediplomati Osmani përshëndet ftesën e Këshillit të Europës për Kosovën
- Adrola Dushi martohet për herë të dytë, kaq hije i paska fustani i nusërisë