Merkel uron Haradinajn, ia përkujton dialogun me Serbinë, Demarkacionin dhe korrupsionin

Kosovë | Publikuar më 13.09.2017 në ora 16:31

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka uruar Ramush Haradinajn me rastin e zgjedhjes për kryeministër të ri të Kosovës, duke thënë se ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen nga ana e tij.

“Ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryeministër. Para Jush dhe Qeverisë suaj dalin detyra të rëndësishme dhe të vështira.

Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj.

Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives evropiane të Kosovës.

Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë. Për mandatin tuaj të dytë ju dëshiroj fat dhe sukses”, thuhet në urim. /Telegrafi/