Merr fund Blushi “letrar në politikë”: shpërfytyrohet duke folur në parlament

Shqipëri | Publikuar më 16.02.2017 në ora 14:36

Deputeti Ben Blushi, njëherësh kreu i LIBRA-s, parti e themeluar prej tij pas largimit nga PS-ja, ka dalë sot jashtë vetes së tij i rrituar nga një përfolje e faktit se KQZ nuk do e regjistrojë LIBRA-n për zgjedhjet e qershorit, përgënjeshtruar nga kjo e fundit.

Kjo është bërë shkak që Blushi të shpërthejë në parlament me një gjuhë të panjohur deri më sot ndaj tij, e cila për nga artikulimi i frazave, ashpërsia e tyre deri tek gjestikulacionet, ka qenë komplet e ngjashme me atë të Berishës.

Momenti më ekstrem qe ai kur iu vërsul ish-kolegut të tij në parti, ministrin Blendi Klosi, duke e quajtur një ish-njeri të Meksit në 96-ën e sot vartës të Vangjush Dakos që merr 1 mijë euro në muaj prej tij. Të gjitha këto, Blushi i shoqëronte me epitetin “parazit” në adresë të Klosit, duke e përsëitur disa herë këtë deri shpërfytyrim.

Në një moment ai kërkoi dhe falje që ishte prej atyre që i kishte sjellë në qeveri ato njerëz (duke iu referuar pra ish-kolegëve të tij partiakë), për të konkluduar me akuzën se ishin hajdutë që prej katër vjetësh po vidhnin vendin.

Fjalimi i sotëm i Blushit, ishte i pari pa asnjë nuancë letrare e mbushur vetëm me fraza të rëndomta të konsumit të përditshëm politik. /tesheshi.com/       

Powered by WPeMatico