Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës franceze për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar duke e çliruar kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia.
Ramush Haradinaj, nënvizon Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur.
AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë.
12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)