Mickovski akuzon se Zaevi po e fsheh borxhin publik

Ekonomi | Publikuar më 12.04.2018 në ora 16:48

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski sot e akuzoi pushtetin se po e fsheh borxhin publik, transmeton Almakos.

“Në faqen e ministrisë së financave mund që të lexoni se borxhi publik është i njëjtë me 38.7 %. Por, e vërteta është më ndryshe, pasi që GDP në vitin 2017 nuk është rritur, gjegjësisht ka ngel baras me zero, gjegjësisht është i njëjti si në vitin 2016, atëherë ministria e financave duhet që ta niveloje edhe të dhënën për borxhin publik që deri më tani në vend të 38.7 % është 40.7 %”, ka thënë Mickovski./Almakos/