Millo Gjukanoviç, presidenti i ri i Malit të Zi (VIDEO)

Ballkan | Publikuar më 16.04.2018 në ora 10:49

Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviç, ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të cilat të dielën u mbajtën në Mal të Zi, duke theksuar se rezultati është një konfirmim i vendosmërisë së vendit për të vazhduar rrugën e cilësisë evropiane të të jetuarit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Në bazë të rezultateve të Qendrës për Mbikëqyrje dhe Hulumtim (CeMI), nga 100 për qind të votave të numëruara, Gjukanoviç ka marrë 53.8 për qind, me çka për herë të dytë është zgjedhur president.

Në prononcimin e parë publik pas fitores, ai tha se nuk do të zhgënjejë pritjet e qytetarëve.

Gjukanoviç falënderoi partnerët e koalicionit përmbështetjen, duke thënë se janë një koalicion i pamposhtur, por në vend të mesazhit për kundërkandidatët e tij në zgjedhje, ai kishte një porosi për liderët opozitarë.

+ VIDEO/ Millo Gjukanoviç, presidenti i ri i Malit të Zi

+ VIDEO/ Millo Gjukanoviç, presidenti i ri i Malit të Zi http://www.almakos.com/millo-gjukanovic-presidenti-i-ri-i-malit-te-zi-video

Opublikowany przez Almakos.com 16 kwietnia 2018