Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Edmond Ademi, i
obliguar për diasporë, dje realizoi takime me banorët e Rostushes, Qendrës Zhupa dhe Dibrës.
Siç kumtuan nga Kabineti i Ademit, në këto takime ministri i ka theksuar hapat konstruktive të cilat
Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ndërmerr për diasporën.
Ministri theksoi se me interes të ndërsjellë është ndërtimi i urës, e cila do t’i lidh diasporën dhe Republikën e Maqedonisë, me qëllim të involvimit të vërtetë të diasporës.
Në takime kanë qenë të pranishëm edhe mërgimtarë të cilët punojnë dhe jetojnë në vendet evropiane
dhe tejoqeanike, me të cilët janë këmbyer mendime dhe debatuar shumë çështje dhe propozime të
cilat janë me rëndësi të posaçme.