Gjatë prezantimit të punës 100-ditore, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari përmendi një sërë projektesh të cilat janë realizuar, janë në realizim e sipër dhe që nuk janë filluar ende, me qëllim që siç u shpreh ai, të sjellin sadopak ndryshime në sistemin shëndetësor. Ndër projektet që janë në proces, ministri Taravari tha se kjo ministri po mundohet që të zgjidhë problemin për sepcializantët të cilët ka vite që gjatë kryerjes së specializimit nëpër klinika, nuk janë paguar.
ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Specializantët që punojnë në klinika e që specializojnë, patjetër duhet të paguhen. Pikërisht për këtë tani kemi formuar një grup punues për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar, për mos pagesën e specializantëve, të cilët janë mjek të diplomuar dhe pastaj specializojnë, punojnë nëpër klinika dhe aspak nuk janë paguar. Tani më, po punohet në këtë drejtim”
Lidhur me çështjen e kartelave elektronike shëndetësore, që për një kohë po qëndron pezull, minstri premtoi se shumë shpejt para opinionit do ta tregojnë zgjidhjen që kanë gjetur. I pyetur se deri kur do të kryejë funksionin e ministrit, Taravari tha se do të qëndrojë në krye të shëndetësisë deri në momentin kur do të mund ta marrë çerftifikatën e kryetarit të komunës.
ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Ditën kur do ta marë çertifikatën për kryetar komune, atë ditë në Ministrinë e Shëndetësisë do të vijë një person tjetër. Aktualisht ka ekip e cila punon në këtë minstri, ato janë 15 persona, të cilët janë shumë kompetentë, ajo ekipë është e funksionueshme. Unë jam edhe kandidat për kryetar komune, nuk ka asnjë pengesë ligjore, që zëvendësi im të kryej funksionin tim, kur unë nuk jam në punë”.
Taravari u pyet se kush do ta zëvendësojë atë në rast se ai zgjidhet për kryetar komune, por ai nuk precizoi se cili do të ulet në karriken e ministrit të shëndetësisë, duke thënë se do të jetë një person nga partia e tij. /Emine Ismaili