Zvogëlim të dukshmërisë nga 100 deri në 150 metra për shkak të mjegullës ka në akset rrugore Katllanovë-Veles, Udovë-Gjevgjeli, Makedonska Kamenicë-Dellçevë- Berovë dhe Strumicë, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për
gjendjen e rrugëve. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata, përveç në vendet me hije. Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.
Data 08.05.2024
Aktuale
- Aksident në rrugën Tetovë – Shkup, devijohet komunikacioni
- Netanyahu refuzon ofertën për armëpushim në Gaza, thotë se është “shumë larg” nga kërkesat e Izraeli
- Çmimi i bukës për momentin nuk do të ndryshojë, furrat kanë probleme me ikjen e fuqisë punëtore
- Raport anonim për ryshfet nga një parti politike, në Kërçovë
- Bastisje në Ohër për shkak të fotografimit të listës zgjedhore dhe fletëve të votimit
- Me fustanin ngjitur për trupi, Kaderi mahnit me format trupore
- MPB: Qytetarët edhe nesër do të mund të marrin letërnjoftimet e reja
- Pak ditë pas lindjes, Kiara publikon fotografi me vajzën dhe Luizin