Bashkimi Evropian ka shumë mundësi për të ndikuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, por diçka e tillë nuk është shfrytëzuar deri në fund. Kështu mendon Përfaqësuesja e Lartë për Zgjerim dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, e cila ka folur për sfidat e BE-së, sidomos pas vendimit të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga unioni, përcjell Shenja.
Gjatë adresimit në një konferencë të Institutit Evropian për Çështje të Sigurisë, diplomatja evropiane ka thënë se vërehet një përkushtim i zyrtarëve dhe i qytetarëve të rajonit për të punuar për integrimet evropiane.
Megjithatë, përfaqësuesja e lartë e BE-së ka thënë se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta kontrollojnë veten se sa janë serioz për këtë rrugëtim, ndërsa e ka quajtur proces të pakthyeshëm integrimin në BE.
Në këtë panel diskutimi është përmendur edhe mundësia e nxitjes se tensioneve ndërmjet vendeve të Ballkanit, tensioneve ndëretnike, sidomos pas rritjes së ndikimit rus në rajon. /SHENJA/