Avokati i të akuzuarve në rastin “Monstra”, Asmir Alispahiq, ka thënë se të akuzuarit ishin të dënuar me vetë konferencën për shtyp të mbajtur nga ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska. Gjatë emisionit ARENA, Alispahiq rikujtoi se është shkelur e drejta e pafajësisë derisa nuk dëshmohet e kundërta, ndërsa për akuzën fillestare Alispahiq tha se biografia e secilit prej të akuzuarve e përgënjeshtron akuzën se ata janë terroristë islamikë.
Lidhur me këtë, familjari Bedri Hajdari thotë se të dyshuarit në rastin “Monstra” ishin të gjykuar që në ditën e arrestimit. Gjithçka më pas, sipas Hajdarit, ishte çështje formale. Hajdari theksoi se shkaku i inskenimit të rastit, e bën që institucionet të mos pranojnë assesi një hetim të pavarur nga një institucion ndërkombëtar. /SHENJA/