Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha, posaçërisht në orët e paradites. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 13, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 18 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të përkohshme të shiut, më të mëdha në orët e paraditës, ndërsa pasdite intensiteti i të reshurave do të ulet. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 12, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 17 gradë Celsius.
Të shtunën do të ketë të reshura lokale të shiut, ndërsa të dielën pritet stabilizim gradual dhe mot më të ngrohtë.