Moti në Maqedoni do të jetë i ftohtë, paradite me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa pasdite dhe në disa vende të larta edhe dëborë. Në disa vende do të fryjë edhe erë e fortë veriore.
Temperatura do të lëvizë nga një deri në nëntë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm temperaturë deri në 5 gradë Celsius.
Nga e marta vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me temperatura të ulta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të ulen nën zero, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje.